Zgjidhje moderne dhe të plota printimi digjital, format të madh ploter, materiale marketingu dhe shërbime IT në Tiranë.
Kartëvizita premium që krijojnë besueshmëri të menjëhershme. Zgjidhni midis letrës mat, me shkëlqim ose veshjeve luksoze soft-touch.
Printim inxhinierik dhe arkitekturor me rezolucion të lartë mbi letër kalk transparente (CAD tracing paper), letër të veshur (coated paper), letër fotografike shkëlqim/mat (190-240g) dhe letër standarde 80g.
Mbroni materialet tuaja nga lagështira, pluhuri dhe konsumimi ditor. Zgjidhja ideale për menu restorantesh, certifikata dhe dokumente.
Ngjitëse të personalizuara me prerje sipas formës së logos tuaj për paketim produktesh, kavanoza, shishe, kuti dhe dekorim xhamash.
Printim me volum të lartë dhe fotokopje në të gjitha formatet A6 deri A3. Letër e thjeshtë (plain 80-100g), karton i trashë (thick 160-350g), letër e patinuar (coated), Glossy & Matte, si dhe zarfa me logo biznesi.
Ekipi ynë i dizajnerëve dhe inxhinierëve IT kujdeset për identitetin vizual të kompanisë suaj, krijimin e faqeve të internetit dhe aplikimet e-Albania.
Certifikata dhe diploma dinjitoze për arritje akademike, trajnime profesionale, kurse dhe mirënjohje korporative me letër luksoze të trashë.
Printim dhe plastifikim profesional menyje të qëndrueshme ndaj konsumimit ditor, njollave dhe lëngjeve për restorante, bare dhe piceri.
Zgjidhje komplete identifikimi për stafin e kompanive, panaire, festivale dhe konferenca me kordon personalizuar dhe mbajtëse mbrojtëse.
Kartela klinike me palosje, odontograme stomatologjike me numërim dhëmbësh, fletë ekzaminimi, blloqe recetash me numërim serie dhe regjistra pacientësh në karton Bristol të shkrueshëm.